Secondary Adv

Raporti alarmant: Dekadat e ardhshme me te veshtira se 2020

Share on Google+

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë lëshuar një raport me 150 faqe që përmban parashikimet e tyre për atë që do ndodhë me botën në 2 dekadat e ardhshme.

 

Raporti i Trendeve Globale është botuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës së qeverisë amerikane, botimi i shtatë i dokumentit që lëshohet çdo 4 vjet. Ai zbulon se pandemia ka thelluar pabarazinë ekonomike, ka tensionuar burimet qeveritare dhe ka ndezur ndjenjat nacionaliste.

Por parashikimet e tij, të bëra deri në 2040, thonë se gjatë 20 viteve të ardhshme rritja globale e popullsisë do ngadalësohet, duke rezultuar në një botë më të vjetër; ndryshimi i klimës do përkeqësohet; marrëdhëniet ndërkombëtare do bëhen 'kaotike dhe të paqëndrueshme'; dhe uria do shpërthejë. Versioni i fundit i dokumentit, botuar në 2017, imagjinonte se do të kishte një pandemi globale në fillim të 2020 duke çuar në ulje të udhëtimit për të frenuar përhapjen e tij.

Ky parashikim paraprak duket se është bërë realitet në formën e Covid-19, i cili ka marrë gati 3 milion jetë në të gjithë botën. Dokumenti përqendrohet shumë në ndikimin e pandemisë, duke e quajtur atë 'përçarjen globale më të rëndësishme, që nga Lufta e Dytë Botërore, me implikime shëndetësore, ekonomike, politike dhe të sigurisë që do të valëviten për vitet që vijnë.'

Dokumenti paralajmëron, se efektet e ndryshimit të klimës ka të ngjarë të përkeqësojnë problemin e pasigurisë së ushqimit dhe ujit në vendet e varfra dhe të shpejtojnë migrimin global. Ai gjithashtu thekson që megjithëse shëndetësia dhe arsimi janë përmirësuar në dekadat e fundit do të jetë e vështirë të mbash një progres të tillë për shkak të pandemisë, një popullsi në plakje dhe 'potencialisht të ngadalshme të rritjes ekonomike globale'.

Përparimet në teknologji kanë potencialin për të adresuar probleme duke përfshirë ndryshimin e klimës dhe sëmundjen, por gjithashtu mund të provokojnë tensione të reja. Rivalët shtetërorë dhe jo-shtetërorë do garojnë për udhëheqje dhe mbizotërim në shkencë dhe teknologji me rreziqe dhe implikime potencialisht kaskadë për sigurinë ekonomike, ushtarake dhe shoqërore, thotë raporti.


Më të lexuarat